“‘Na mbive’ në sy o Tirke”- Pensioni qesharak për aktorin e njohur, miku i tij poston mesazhin: Mos u mërzit artist i madh! - Gazeta Express

Shqiperi

Gazeta Express

09/07/2020 15:08

“‘Na mbive’ në sy o Tirke”- Pensioni qesharak për aktorin e njohur, miku i tij poston mesazhin: Mos u mërzit artist i madh!

Shqiperi

Gazeta Express

09/07/2020 15:08

Aktori i njohur i skenës shqiptare, Sotiraq Bratko ka mbushur moshën e pensionit. Miqtë e tij i kanë uruar pension të mbarë, por duke vënë në pak një detaj të pakëndshëm. Trajtimi financiar që do të marrë aktori i mirënjohur është në vlerë shumë të ulët.

Një prej miqve të tij, Ilir Jano i ka publikuar aktorit një mesazh urimi në faqen e tij zyrtare të Facebook, ndërkohë që i kërkon të mos mërzitet edhe pse pensioni për atë ka dalë në vlerën e 13.100 lekësh.

Miku i tij, thekson se “Mos u merzit artist i madh…ti ke respektin e mirënjohjen e te gjithëve!!!”

“Ta gezosh pensionin 13.100 lek Sotiraq Bratko!

“Na mbive” ne sy o Tirke… Na mbive në sy Sotiraq Bratko…hapim televizorin, ne filmat shqiptare pothuajse cdo dite TI, ne shfaqjet me te suksesshme te skenës, pothuajse gjithmonë TI, mes miqsh e shokësh, pothuajse gjithmonë TI… i nderuar dhe respektuar, gjithmonë

TI… I vleresuar nga publiku shqiptar, po e po TI…dhe sot qe ke marre statusin e “pensionistit” përsëri mbetesh TI, me syte e qeshur dhe buzen ne gaz…i buzeqeshur, ndonese pensioni yt është 13.100 lek, i buzëqeshur, ndonëse “te mëdhenjtë” lart i kane kursyer titujt për ty…i buzëqeshur, ndonëse “i braktisur” nga ata qe aq shume te afrojnë kur ju duhesh…

I buzeqeshur miku im, sepse TI je ai qe rralle kush behet…je AI qe te gjithë te vlerësojnë, je Sotiraq Bratko i madh i skenes dhe ekranit…

Mos u merzit artist i madh…ti ke respektin e mirenjohjen e te gjitheve!!!”, thekson Ilir Jano.

Bratko pensioni
Sotiraq Bratko