string(130) "na-late-pa-shtet-pa-institucione-jo-shoqnia-spo-klith-kush-so-me-neve-o-me-serbi-gorani-e-mirena-per-pasojat-e-politikes-se-kurtit"

Lajme

Gazeta Express

21/05/2025 22:04

“Na latë pa SHTET, pa institucione – Jo shoqnia s`po klith – Kush so me neve o me Serbi”, Gorani e Mirena për pasojat e politikës së Kurtit

Lajme

Gazeta Express

21/05/2025 22:04

Në emisionin Pressing në T7 po diskutohet për ‘pasojat’ e politikës së Albin Kurtit, ku për 19 herë me radhë po dështon konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

Dukagjin Gorani insiston se shoqëria jonë nuk po e kupton dëmin që po i bëhet vendit, ndërsa Ilir Mirena thotë se dëmin po e kuptojnë edhe bizneset.

Pjesë nga diskutimi i tyre:

Mirena: Ti e ki një shoqëri, e cila është që 3 muj o na lat pa shtet, pa institucione

Gorani: Jo shoqnia s’po klith. Unë s’mendoj që shoqëria jonë është në gjendje me kuptu dëmin që po bëhet

Mirena: Unë besoj që janë duke e kuptuar, bizneset

Mirena: Për krejt këto vite, për krejt ato kultura që i kanë instalu se kush s’është me neve është i poshtër, është me Serbinë, është tradhtar, sot është ka i hakmerret Kurtit, dhe kjo ka zgjasë gati dy dekada, edhe VV por drejtpërdrejt edhe kësaj shoqnie po i hakmerret. Kështu që ka me marr kohë deri të shërohemi pak prej kësaj smuje, deri t’kthjellemi.