string(114) "na-kthe-gjysmen-se-ishim-te-dehur-ish-banori-i-bbv-pendohet-per-shumen-e-parave-qe-hodhi-te-ditelindja-e-loredanes"

Yjet

Gazeta Express

12/05/2025 19:47

“Na kthe gjysmën se ishim të dehur” –  Ish-banori i BBV pendohet për shumën e parave që hodhi te ditëlindja e Loredanës

Yjet

Gazeta Express

12/05/2025 19:47

Ditën e shtunë, Loredana Brati ka organizuar një festë të madhe për ditëlindjen e saj

Ish-banorja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP” ka bërë një festë të madhe, ku kishte shumë të ftuar VIP, mes tyre edhe ish-banorë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Një ndër to ishte edhe Shkëlzen Oruçi, i cili në profilin e tij në “Instagram” postoi shumë foto e video nga super festa.

Madje në një video të postuar në “Instastory”, ai shfaqej teksa i hidhte lek Loredanës, e cila ishte duke kërcyer.

Së fundmi, Shkëlzeni ka bërë në tjetër postim ku mesa duket shfaqet i ‘penduar’ për paratë që ka hedhur.

Ish-banoi ka publikuar një fotografi tjetër me vajzën e ditëlindjes dhe i kërkon që t’i kthejë të paktën gjysmën e parave, pasi ka hedhur shumë nga pija.

“Na i kthe gjysmën e lekëve se kemi hedh shumë nga pija”, shkruan Shkëlzeni krahas kësaj poze, duke e shoqëruar me një emoji duke qeshur dhe një zemër të bardhë.