"Na kanë mbetur më pak se 30 orë", Haxhiu thotë se data 5 mars është data e fundit kur duhet të zgjidhet presidenti - Gazeta Express
string(112) "na-kane-mbetur-me-pak-se-30-ore-haxhiu-thote-se-data-5-mars-eshte-data-e-fundit-kur-duhet-te-zgjidhet-presidenti"

Lajme

Gazeta Express

04/03/2026 18:57

“Na kanë mbetur më pak se 30 orë”, Haxhiu thotë se data 5 mars është data e fundit kur duhet të zgjidhet presidenti

Lajme

Gazeta Express

04/03/2026 18:57

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se data 5 mars është data e fundit kur duhet të përmbyllet procesi i zgjedhjes së presidentit.

Haxhiu ka thënë se kjo e bën edhe më të vështirë situatën, meqë kanë mbetur më pak se 30 orë për një gjë të tillë.

Ajo ka thënë se nuk mund të thërrasë seancë për zgjedhjen e presidnetit, derisa nuk propozohen dy kandidatë për president.

“Bazuar në nenin 36, zgjedhja e presidentit duhet të bëhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual. Afati i fundit është data 5 mars 2026, pra nesër, aktualisht kemi më pak se 30 orë deri në këtë afat, çka e bën situatën më urgjente”, ka deklaruar Haxhiu, duke kërkuar propozimin edhe të një kandidati./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement