“Na ka përjashtu, s’ka lanë me punu – E ka shkelë besimin e qytetarëve të Anamoravës”, Lutfi Haziri për Qeverinë Kurti - Gazeta Express
string(111) "na-ka-perjashtu-ska-lane-me-punu-e-ka-shkele-besimin-e-qytetareve-te-anamoraves-lutfi-haziri-per-qeverine-kurti"

Lajme

Gazeta Express

04/02/2025 21:53

“Na ka përjashtu, s’ka lanë me punu – E ka shkelë besimin e qytetarëve të Anamoravës”, Lutfi Haziri për Qeverinë Kurti

Lajme

Gazeta Express

04/02/2025 21:53

Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë në “Pressing” të T7 se Anamorava ka qenë e përjashtuar nga Qeveria e Albin Kurtit.

Ai ka thënë se përkundër besimit që mori Kurti nga Gjilani në nivel qendror e lokal, asgjë nuk ka ndodhur në zhvillimin e Gjilanit.

“Gjilan çfarë kem tash, Anamorava, sepse Gjilani nga 7 projekte 5 i ka rajonale që nuk janë vetëm për Gjilanin, përkundër si unë i kam udhëhequr ato projekte”.

“Asnjë program, asnjë projekt, katër vjet dy nivele pushtet është dy herë besim”.

“Kjo qeveri i ka pasur të gatshme paret, ligjet janë dhe na ka përjashtu, nuk ka lë me punu. Nuk i ka programu fare, kur një qeveri të largon nga implementimi je i përjashtun nga prioritetet”, ka thënë Haziri. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement