“Na jemi kanë vullnetarë, nuk kemi pasë qeveri mbrapa”, Limaj komenton deklaratat e Rubin, kujton kohën e luftës kur erdhi në Kosovë - Gazeta Express
string(127) "na-jemi-kane-vullnetare-nuk-kemi-pase-qeveri-mbrapa-limaj-komenton-deklaratat-e-rubin-kujton-kohen-e-luftes-kur-erdhi-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

24/09/2025 21:41

“Na jemi kanë vullnetarë, nuk kemi pasë qeveri mbrapa”, Limaj komenton deklaratat e Rubin, kujton kohën e luftës kur erdhi në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

24/09/2025 21:41

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7.

Ai ka thënë se dëshmia e James Rubin në Speciale nuk e dinë sa do t’i ndihmojë Thaçit dhe të tjerëve në çështje juridike, por thotë se Rubin erdhi si shpresë për t’i fshir dyshimet e ngritura.

Limaj ka përshkruar Rubin kur ishte në Kosovë para 25 viteve në Kosovë, duke thënë se për shqiptarët ishte zë i shpresës.

“Ne kemi qenë vullnetarë, nuk kemi pasur Qeveri mbrapa të përgatitur, me vendime,me urdhra – sikur se e ka pasur Kroacia për shembull, pse UÇK nuk ka ndjekur dezertorët, sepse nuk ka pasur, kemi qenë vullnetarë. Si anëtar i Këshillit të Përgjithshëm kam mundur me tha prej sot nuk jam UÇK, du me shku n’shpi”.

“Ajo çka tha Rubin, se në aspektin juridik sa i ndihmon sa jo, e vlerëson Gjykata. Kjo pjesa politike, Rubin si para 25 viteve që ishte zë i shpresës, erdhi për me i largu disa re, disa dyshime me thënë o shqiptarë përjetoni produktin e juaj të lirisë”.

“Ai ka ardhur çdo mëngjes në bazën time, prej mëngjesit deri darkë, është ushqy me ne, kemi bë hajgare, kem lu edhe shah, kemi bisedu për tema sociale, edhe ai e ka pi cigaren shumë”, ka thënë Limaj. /Gazeta Express