Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka thënë se qëllimi i tij është që t’i bashkojë qytetarët e Mitovicës.
Ai ka thënë në “Pressing” të T7, se edhe aktivistë të Vetëvendosjes janë bashkuar.
“Me AKR kemi qenë bashkë që nga dita partë, na është bashkuar LDK, AAK, partia turke në Mitrovicë, po ashtu edhe Nisma, pra thuajse gjithë spektri politikë është bashkuar “, ka thënë ai. /Gazeta Express