string(98) "n1-bislimi-e-petkoviq-sot-ne-bruksel-negociatori-serb-thote-se-do-te-kete-edhe-takim-te-perbashket"

Lajme

Gazeta Express

10/06/2025 15:01

N1: Bislimi e Petkoviq sot në Bruksel – negociatori serb thotë se do të ketë edhe takim të përbashkët

Lajme

Gazeta Express

10/06/2025 15:01

Kryenegociatori serb, Petar Petkoviq, nga Brukseli ka publikuar një fotografi duke paralajmëruar një takim trepalësh të nivelit teknik në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel.

“Atmosfera e punës në delegacionin e Beogradit në Bruksel para bisedimeve të drejtpërdrejta ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës me ndërmjetësimin e BE-së”, ka shkruar ai në Instagram.

Ndëkaq, mediumi serb “N1” raporton se pas përpjekjes së dështuar të martën e kaluar, Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka caktuar një takim të ri për sot.

Delegacioni i Beogradit udhëhiqet nga kryenegociatori Petar Petkoviq, ndërsa delegacioni i Kosovës nga kryenegocitatori Besnik Bislimi, raportoi N1.

Pjesëmarrësit pritet t’i drejtohen shtypit pas takimeve, por nuk dihet nëse të dyja palët do të takohen drejtpërdrejt, shkruan ky medium.

Sorensen me 2 qershor u takua me Bislimin, ndërsa të nesërmen me Petkoviqin. Në njoftimin e këtyre takimeve, ai paralajmëroi se një i përbashkët do të ndodhë “shumë shpejt”, por pa caktuar datën.

Nëse ky takim do të realizohet do të jetë takimi i parë trepalësh që ai ka ndërmjetësuar që nga 1 shkurti kur mori postin.