N.P. “Ujësjellësi dhe kanalizimi”: Uji në Shkup është i sigurt për pije - Gazeta Express
string(67) "n-p-ujesjellesi-dhe-kanalizimi-uji-ne-shkup-eshte-i-sigurt-per-pije"

N.P. “Ujësjellësi dhe kanalizimi”: Uji në Shkup është i sigurt për pije

Ballina

Gazeta Express

26/02/2024 11:31

Uji në Shkup është i sigurt dhe mikrobiologjikisht i rregullt, njoftoi sot Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup.

Sipas raportit javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm të marrë nga analizat e kryera në Sektorin për Kontroll Sanitar, të realizuara nga 19 shkurti deri më 23 shkurt të vitit 2024, të gjitha mostrat e analizuara korrespondojnë me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm.

Lexo Edhe:

Për analizë janë marrë 186 mostra për analizë fiziko-kimike dhe 186 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 42 pika matëse në qytetin e Shkupit.