E dimë që jeni duke menduar që u bë kohë e gjatë nga e funda herë kur kemi dëgjuar për jetën personale të Afrona Dikës.
Bukuroshja u duk sikur ka rënë në një qetësi pa zhvillime.
Në fakt, e vërteta paska qenë ndryshe – thjesht ajo ka preferuar që këtë pjesë ta lë në heshtje.
Afrona, së fundmi është fejuar! Po, më dëgjuat mirë.
Kjo lihet të kuptohet edhe nga fotografia e fundit e saj e ndarë në rrjete sociale ku shihet një unazë përrallore në gisht, shenjë kjo që statusi ka ndryshuar.
Burime të Prive By Liberta Spahiu krah bukuroshes e kanë konfirmuar zhvillimin që ka ndodhur së fundmi.
Nuk dihet nëse Afrona do ta ndajë me ndjekësit në një tjetër moment apo jo, megjithatë ajo është lumturisht e përmbushur në aspektin personal.
Ndërkaq, pritet që së shpejti, Afrona të rinisë me episode e reja të podcastit të saj i cili po vazhdon një rrugëtim të suksesshëm me personazhe të veçantë dhe intervista unike që sjellin një tjetër dimension të të ftuarve.
Urimee Afrona, dhe shpresojmë që së shpejti dasëm!