Granada është mposhtur në shtëpi nga Girona, në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë në La Liga.
Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Nuevo Los Carmenes” përfundoi me rezultatin 2:4, shkruan Gazeta Express.
Si zakonisht, Myrto Uzuni ishte titullar dhe e luajti tërë takimin.
Sulmuesi shqiptar shënoi golin e parë për skuadrën e tij (63’), që ishte goli i tij i dytë për këtë sezon.
Golin tjetër për vendasit e shënoi Lucas Boye (85’).
Ndërkaq, për fitoren e mysafirëve shënuan Viktor Tsygankov (22’), Savio (31’), David Lopez (34’) dhe Yan Couto (89’).
Granada mbetet në kuotën e tri pikëve dhe ndodhet në pozitën e 18-të.
Ndërkaq, Girona është e treta me 13 pikë. /Gazeta Express/