Myftiu Tërnava i del kundër Edi Ramës për Shtetin Bektashi: Janë grup religjioz jo fe, po bëhet me qëllim të caktuar - Gazeta Express
string(114) "myftiu-ternava-i-del-kunder-edi-rames-per-shtetin-bektashi-jane-grup-religjioz-jo-fe-po-behet-me-qellim-te-caktuar"

Lajme

Gazeta Express

02/03/2025 23:42

Myftiu Tërnava i del kundër Edi Ramës për Shtetin Bektashi: Janë grup religjioz jo fe, po bëhet me qëllim të caktuar

Lajme

Gazeta Express

02/03/2025 23:42

Myftiu Naim Tërnava është deklaruar kundër Shtetit Bektashi, të cilin e ka shpallur kryeministri Edi Rama në Shqipëri. Sipas Tërnavës, që për këtë është deklaruar në natën e dytë të Ramazanit, kjo ide është dashur të refuzohet nga Bektashitë sepse “krijon përçarje”.

Tërnava vlerëson se krijimi i Shtetit Bektashi nga Rama, “e fut farën e sherrit në mesin e besimtarëve”.

“Unë besoj që kjo është e qëllimshme, ka qarqe të ndryshme kjo e fut atë farën e sherrit në mesin e besimtarëve. Kam bindjen që kjo bëhet me qëllim të caktuar dhe në deislamizimin e popullit shqiptar, në emër të një islami pra evropian…një shoqëri myslimane me premisa europiane, për atë nuk është feja çështje e politikës, as e kryeministrave, shoqatave e as askujt…Feja është e të madhit Zot, është mrekulli hyjnore”, tha Tërnava në një emision të quajtur “n’Kohë”, i postuar në faqen e Bashkësisë Islame (BIK), transmeton Express.

Ai tha se politikanët, e as kryeministrat nuk mund të në flasin për fe.

“Nuk mund të na flasin neve politikanët çarë duhet bërë me fe, a duhet të kemi premisa evropiane apo çfarë…”, shtoi ai.

“Bektashianët janë vëllëzër tanë që i takojnë besimit islam, shtrembërimi i themelimit të Bektashive, del që komunizmi e ka bërë të vetën e ka luhatur pak a shumë një pjesë të tyre. Bektashianët në botë janë grupe religjioze që shkojnë në Haxh, agjërojnë etj”, shtoi Tërnava.

Video:

Kryeministri Edi Rama ka shpallur krijimin e Shtetit Bektashi (janar 2025), gjatë aktivitetit për 95-vjetorin e vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri deklaroi se askush s’ka pse i trembet idesë së këtij statusi të posaçëm të Selisë së Kryegjyshatës Botërore.

“Gjithkush duhet ta shohë si detyrim për të mos e lënë të vdesë dhe për ti garantuar vazhdimësinë e jetës, frymës së ngjizur në fletoren e bektashinjve të shkruar nga Naim Frashëri, dora vetë”, kishte deklaruar Rama.

Advertisement
Advertisement
Advertisement