string(106) "myftiu-e-nguc-edhe-besnik-bislimin-ti-si-po-kalon-ne-bisedime-atje-ky-i-pergjigjet-e-kemi-gjet-nifare-mesi"

Lajme

Gazeta Express

06/06/2025 10:11

Myftiu e nguc edhe Besnik Bislimin: Ti si po kalon në bisedime atje, ky i përgjigjet “…e kemi gjet nifarë mesi…”

Lajme

Gazeta Express

06/06/2025 10:11

Një delegacion i qeverisë në largim në krye me Albin Kurtin ka shkuar sot në BIK për festën e Kurban Bajramit.

Përveç Kurtit, aty kanë shkuar zëvendëskryeministrja Emilia Rexhepi, Besnik Bislimi, Faton Peci, Hajrulla Çeku dhe këshilltari i Kurtit.

Derisa kanë biseduar në prani të kamerave, Tërnava i ka thënë Kurtit” …desha t’i ftoj të gjithë deputetët e parlamentit ta prejmë nga një kurban. Ndoshta po ju shkon mbarë e mirë. Ndoshta hapen rrugët. Temë e kam pasur natalitetin dhe kam kërkuar kush i ka nga 4-5 fëmijë t’i bëhet një banesë se po zbehet Kosova. Ka rënë shumë nataliteti”, tha Tërnava.

Pak më vonë Tërnava i është drejtuar Besnik Bislimit “ty si po të shkojnë bisedimet atje” duke aluduar në procesin negociator Kosovë-Serbi. Bislimi ka reaguar duke qeshur “e kemi gjet nifarë mesi”, teksa pjesa tjetër e përgjigjes nuk dëgjohet.

aaaaa