string(54) "muzike-mbi-normat-e-lejuara-gjobitet-biznesi-ne-ksamil"

Shqiperi

Gazeta Express

05/06/2025 10:05

Muzikë mbi normat e lejuara, gjobitet biznesi në Ksamil

Shqiperi

Gazeta Express

05/06/2025 10:05

Një biznes është gjobitur në Ksamil për ndotje akustike. Policia njoftoi sot “se në kuadër të masave të shtuara për ruajtjen e qetësisë publike dhe për mbrojtjen nga ndotja akustike në zonat turistike, strukturat e DVP Vlorë kanë intensifikuar në gjithë qarkun, monitorimet në subjektet që zhvillojnë veprimtari me muzikë të lartë”.

Policia e Sarandës gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal, në Ksamil, konstatuan se niveli i muzikës i tejkalonte kufijtë e lejuar me ligj”. “Ndaj këtij subjekti, me pronar shtetasin A. M., u vu masa administrative, bazuar në legjislacionin në fuqi”, njoftoi policia. Policia njoftoi po ashtu se “gjatë verifikimeve të mëtejshme rezultoi se ky shtetas kishte punësuar në subjektin e tij, disa punonjës, pa i regjistruar në organet kompetente, si dhe nuk lëshonte fatura tatimore”.

“Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. M., 33 vjeç, banues në Ksamil”, bëri më dije policia. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë i bëri thirrje të gjithë personave fizikë dhe juridikë që të respektojnë nivelin dhe orarin e lejuar për muzikën që gjenerojnë nga aktivitetet në subjektet e tyre. 

aaaaa