Muzika pop në Kosovë e pati një mbretëreshë – quhet Dafina Zeqiri - Gazeta Express
string(63) "muzika-pop-ne-kosove-e-pati-nje-mbretereshe-quhet-dafina-zeqiri"

Muzike

Gazeta Express

31/12/2021 22:29

Muzika pop në Kosovë e pati një mbretëreshë – quhet Dafina Zeqiri

Muzike

Gazeta Express

31/12/2021 22:29

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka qenë një kryefjalë sa i përket muzikës pop në Kosovë

Këngëtarja kosovare nuk shkonte muaji pa lansuar këngë me videoklipe, pavarësisht se jetonim me pandeminë në Kosovë.

Lexo Edhe:

Filloi me “Duro” për të vazhduar me “Japa”, “Happy Birthday”, “Llafe llafe”, “Karma”, “Pasha Dafinën” për të vazhduar me albumin e saj me 14 këngë “Dafinë moj”.

Pas albumit ajo do t’i realizonte edhe katër këngë të tjera me videoklipe. Me MC Kreshën do ta realizonte këngën “Vet e lype”, me Ron këngën “Murder on the Dancefloor”, me Butën këngën Era dhe krejt në fund këngën “Ti dho krejt”.

“2021 ishe vit më i mirë se 2020. Të shpresojmë që 22 t’ju shqelmojë juve b…”, ka shkruar sot Dafina.

Ndryshe, edhe në jetën sentimantale duket se Dafina e ka gjetur vetën.

Lidhja e saj me DJ Geek vetëm sa po forcohet. Ku i dihet? Viti 2022 mund të jetë një vit ku kjo lidhje të kurorëzohet me fejesë apo martesë. /GazetaExpress/