Muzeu Marubi i bashkohet ekspozitës “Homeward” - Gazeta Express
string(44) "muzeu-marubi-i-bashkohet-ekspozites-homeward"

Arte

Gazeta Express

27/08/2025 15:32

Muzeu Marubi i bashkohet ekspozitës “Homeward”

Arte

Gazeta Express

27/08/2025 15:32

Duke i qëndruar besnik orientimit të politikave institucionale të mbështetjes së artistëve të rinj dhe zhvillimit të praktikave të reja në fushën e fotografisë dhe artit pamor, Muzeu Marubi i bashkohet ekspozitës “Homeward”.

Kjo ekspozitë, e cila shënon 10-vjetorin e Art House, është i dyti bashkëpunim , pas ekspozitës “Shtatë fotografë shqiptarë. Një rezidenë” (2019), me synimin për të hapur më shumë institucionin ndaj artistëve të rinj dhe qasjeve të reja në art.

Muzeu Marubi beson se arti nuk zhvillohet në izolim, por nëpërmjet bashkëpunimeve, ndërveprimit dhe mbështetjes së ndërsjellë.

Ky aktivitet synon jo vetëm ekspozimin, por edhe ndërtimin e një rrjeti të qëndrueshëm të artistëve në Shqipëri , Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit .

Hapja e ekspozitës Homeward do të behet më 13 shtator.

Ekspozita do të shpaloset në këto hapësira të qytetit të Shkodrës:

Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”

Galeria e Arteve e Shkodrës

Radio Shkodra

Art House

Auditori Françeskan

Banesa e vjetër e Familjes Paci