Mustafë Abdullahu huazohet nga Tirana te Karlsruher - Gazeta Express
string(51) "mustafe-abdullahu-huazohet-nga-tirana-te-karlsruher"

Sport

Gazeta Express

03/02/2025 21:45

Mustafë Abdullahu huazohet nga Tirana te Karlsruher

Sport

Gazeta Express

03/02/2025 21:45

Mustafë Abdullahu është zyrtarisht i huazuar te Karlsruher në Gjermani nga Tirana.

Portieri Mustafë Abdullahu i bashkohet Karlsruher SC në formë huazimi deri në fund të sezonit me opsion blerjeje.

Portieri 20-vjeçar i Kombëtares së Kosovës U21 është vëzhguar për një kohë të gjatë nga reparti i skautizmit dhe trajneri i portierëve, Markus Miller.

Ai tërhoqi vëmendjen veçanërisht në ndeshjen Gjermani U21- Kosovë U21 në mars të vitit 2024.

Portieri ishte i huazuar nga KF Tirana te FC Malisheva, por e ka shkëputur këtë huazim për t’iu bashkuar klubit gjerman.

“Interesi i Karlsruher SC dhe Markus Miller më befasoi plotësisht. Mezi pres sfidën, dua të mësoj diçka të re në çdo seancë stërvitore dhe të pasuroj ekipin e portierëve Mezi pres të jem bëhu pjesë e klubit!”, deklaroi portieri.

Ai do të mbajë numrin 33 në shpinë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement