Mustafa: Vetëm regjimet ushtarake në Afrikë s’i lirojnë zyrat, Kurti s’do ta bëjë këtë - Gazeta Express

Mustafa: Vetëm regjimet ushtarake në Afrikë s’i lirojnë zyrat, Kurti s’do ta bëjë këtë

Lajme

Gazeta Express

29/05/2020 11:22

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës nuk besojnë se do të hasin në rezistencë nga Lëvizja Vetëvendosje, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatarin, raporton Gazeta Express

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë sot para mediave se seanca për votimin e qeverisë së re mund të mbahet nesër ose të hënën.

Para se të hynte në takim konsultativ me strukturat e partisë, në selinë qendrore të LDK-së, Mustafa ka thënë se nuk besojnë që do të hasin në rezistencë për të liruar zyrat e qeverisë.

Sipas tij, një gjë e tillë ndodh vetëm në vendet totalitare të Afrikës.

“Mbledhje të kryesisë nuk kemi, ka konsultime lidhur me thirrjen e seancës së Kuvendit. Tani do të shohim edhe me kryetarin e Grupit parlamentar dhe me kandidatin tonë për kryeministër se kur do thirret mbledhja e Kuvendit por edhe me partneret tanë, AAK, Nismën dhe partnerët tjerë… tani ekziston një mundësi që një seancë të mbahet nesër, ekziston edhe mundësia që të mbahet të hënën”, ka thënë Mustafa. /GazetaExpress/