Mustafa thotë se Qeveria Hoti votohet nesër ose të hënën - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

29/05/2020 11:09

Mustafa thotë se Qeveria Hoti votohet nesër ose të hënën

Lajme

Gazeta Express

29/05/2020 11:09

Një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ku u interpretua ligjshmëria e dekretit për mandatarin, para mediave ka folur lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, raporton Gazeta Express.

Mustafa tha se sot gjatë ditës kanë takim konsultativ me organet e partisë, derisa, shtoi se seanca për votimin e qeverisë në krye me Avdullah Hotin sipas të gjitha gjasave do të thirret për nesër.

“Sot kemi takim konsultativ me organet e partisë. Të shtunën ose të hënën pritet të thirret seanca”, ka thënë para mediave Mustafa, raporton T7.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka zgjedhur me shumicë të votave në kryesi të partisë, Avdullah Hotin, si mandatar për krijimin e qeverisë së re, pas rrëzimit të Albin Kurtit nga pozita e kryeministrit.

Megjithatë, në LDK ende nuk kanë vendosur për emrat që do të propozojnë për ministra. Tashmë kjo parti ka nënshkruar marrëveshje koalicioni me AAK-në, Nismën, Listën Serbe e minoritetet. /GazetaExpress/