Mustafa kërkon të hiqen tash vijat e kuqe në raport me PDK’në - Gazeta Express
string(50) "mustafa-thote-se-kane-hequr-vijat-e-kuqe-per-pdkne"

Gazeta Express

26/09/2020 12:24

Mustafa kërkon të hiqen tash vijat e kuqe në raport me PDK’në

Gazeta Express

26/09/2020 12:24

Isa Mustafa, i ardhur në krye të LDK’së, duke akuzuar PDK’në, përsëri ka hequr vijat e kuqe për Partinë e Kadri Veselit. Së fundmi, Kryetari i LDK’së ka thënë se vijat e kuqe duhet të hiqen në situatën e tanishme.

Isa Mustafa, kur ishte Kryetar i Prishtinës, lëshonte akuza në drejtim të PDK’së. Akuzonte Hashim Thain dhe Kadri Veselin se përmes SHIK’ut po bënin veprime kriminale.

Lexo Edhe:

Mirëpo, kur erdhi në krye të LDK’së i ndërroi të gjitha këto qëndrime. Madje, ndërtoi koalicion me Thaçin, të cilin e bëri President kurse Veselin Kryeparlamentar.

Mirëpo, më vonë përsëri doli kundër një koalicioni me PDK’në. Tash, prapë ka ndryshuar qëndrimin për Partinë e Veselit.

 “Meqenëse nuk kemi biseduar nuk mund të them pranohet apo jo, por ajo çka unë kam thënë publikisht, është se vijat e kuqe ne të cilat i kemi vënë përpara ato vija të kuqe tani duhet t’i heqim edhe në situatën e tanishme”, ka thënë Mustafa kur është pyetur për një koalicion me PDK’në.

“Por, edhe kur të vijmë në zgjedhjet e ardhshme për arsye se shumë vështirë po mund të bëjmë zgjidhje, duke izoluar ose duke dhënë ndalesa të bashkëpunimit në disa subjekte politike, sidomos tani situata e cila u krijua para një kohe me paralajmërimin e aktakuzave kundër presidentit të vendit dhe kryetarit të PDK-së, na sjellë në një situatë të rëndë ku ne duhet më shumë të mendojmë për interesa të vendit sesa për të lidh”, ka shtuar ai.

Aktualisht, LDK po pret se çka po ndodh me aktakuzat e Speciales ndaj Thaçit dhe Veselit për të parë mundësinë që edhe PDK të futet në Qeverinë e koalicionit LDK-AAK-NISMA.