Mustafa: Represioni i sotëm ndaj qumështores Vita tregon luftën që kjo qeveri po e zhvillon kundër sektorit privat dhe prodhuesve vendorë - Gazeta Express
string(136) "mustafa-represioni-i-sotem-ndaj-qumeshtores-vita-tregon-luften-qe-kjo-qeveri-po-e-zhvillon-kunder-sektorit-privat-dhe-prodhuesve-vendore"

Lajme

Gazeta Express

02/07/2026 19:37

Mustafa: Represioni i sotëm ndaj qumështores Vita tregon luftën që kjo qeveri po e zhvillon kundër sektorit privat dhe prodhuesve vendorë

Lajme

Gazeta Express

02/07/2026 19:37

Arben Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), deklaron se “nuk mund të ketë as investime vendore e as investime të huaja në një vend ku qeveria është armiqësore ndaj sektorit privat”.

Këtë reagim Mustafa e ka bërë pas zhvillimeve në kompaninë Vitia, e cila tashmë është mbyllur për disa ditë.

“Represioni i sotëm ndaj qumështores Vita tregon luftën që kjo qeveri po e zhvillon kundër sektorit privat dhe prodhuesve vendorë!”, ka pohuar Mustafa.

Reagimi i tij i plotë:

“Inspektori” Armend Muja po i çon prodhuesit vendorë drejt mbylljes!

Represioni i sotëm ndaj qumështores Vita tregon luftën që kjo qeveri po e zhvillon kundër sektorit privat dhe prodhuesve vendorë!

E pastaj pyesim pse nuk ka investime në Kosovë.

Nuk mund të ketë as investime vendore e as investime të huaja në një vend ku qeveria është armiqësore ndaj sektorit privat.

Me këtë qasje, shihet qartë se qeveria e Albin Kurtit nuk synon zhvillimin ekonomik dhe krijimin e kushteve për një jetë me dinjitet në Kosovë.

Përkundrazi, po ndërton një model ekonomik ku qytetarët bëhen gjithnjë e më të varur nga ndihmat e qeverisë, në vend që të krijohen kushte për punë, prodhim dhe investime.

Advertisement
Advertisement
Advertisement