string(118) "mustafa-refuzimi-i-qeverise-se-unitetit-pa-dhene-nje-zgjidhje-tjeter-eshte-insistim-ne-vazhdimin-e-bllokades-48-oreshe"

Lajme

Gazeta Express

09/06/2025 11:37

Mustafa: Refuzimi i qeverisë së unitetit pa dhënë një zgjidhje tjetër, është insistim në vazhdimin e bllokadës 48 orëshe

Lajme

Gazeta Express

09/06/2025 11:37

Besian Mustafa nga LDK ka thënë se gjatë kësaj jave do të publikojnë një agjendë me 15 pika që sipas tij nënkuptojnë 15 temat kyçe me të cilat do të merrej qeveria e unitetit që e ka propozuar LDK.

“Gjatë kësaj jave do të publikojmë një 15-pikësh të agjendës së kësaj qeverie të unitetit. Me fjalë të tjera këto 15 pika do të ishin 15 temat kyce që do të merrej kjo qeveri e unitetit. Refuzimi i idesë së qeverisë së unitetit pa dhënë një zgjidhje tjetër fatkeqësisht është insistim për vazhdimin e kësaj bllokade 48 orëshe dhe kjo bllokadë fatkeqësisht dhe natyrisht do ta conte vendin në zgjedhje të parakohshme të reja, apo thënë më ndryshe ripërsëritje të zjgedhjeve të shkurtit. Dhe zgjedhjet janë gjëja e fundit që i duhet Kosovës. Kosovës i duhet një qeveri e unitetit e cila do të kishte një afat të caktuar kohor, një agjendë të caktuar”, tha ai. /GazetaExpress/

aaaaa