Mustafa: Qasja e Kurtit për marrëveshjen është e gabuar, me Amerikën nuk kemi humbur asgjë - Gazeta Express
string(88) "mustafa-qasja-e-kurtit-per-marreveshjen-eshte-e-gabuar-me-ameriken-nuk-kemi-humbur-asgje"

Mustafa: Qasja e Kurtit për marrëveshjen është e gabuar, me Amerikën nuk kemi humbur asgjë

Gazeta Express

16/09/2020 20:48

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i ka replikuar sërish kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili tha se nuk do ta zbatojë marrëveshjen e nënshkruar në Uashington, nëse VV’ja vjen në pushtet. Këtë, Mustafa e sheh si qasje shumë të gabuar.

Ai në një intervistë për EuroNews tha se qasja e Kurtit është e gabuar, sepse asnjëherë Kosova nuk ka humbur me SHBA’në.

Lexo Edhe:

“Mendoj që është një qasje e gabuar e tij, sepse me Amerikën asnjëherë Kosova nuk ka humbur asgjë. Marrëveshja nuk prek në sistemin kushtetues, për ta çuar në Kuvend që kjo marrëveshje të votohet”, tha Mustafa.