Mustafa priti në takim lamtumirës ambasadorin italian - Gazeta Express
string(53) "mustafa-priti-ne-takim-lamtumires-ambasadorin-italian"

Mustafa priti në takim lamtumirës ambasadorin italian

Gazeta Express

11/12/2019 14:41

Sot, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa priti në takim lamtumirës ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.

Gjatë takimit, Mustafa e falënderoi ambasadorin Sardi për bashkëpunimin e mirë dhe të suksesshëm me institucionet e vendit gjatë mandatit të tij në Kosovë dhe i uroi suksese në të gjitha angazhimet e ardhshme.

Lexo Edhe:

Njëherësh, Mustafa e njoftoi Sardin edhe për zhvillimet e negociatave LDK-LVV drejt bashkëqeverisjes.

Sardi e falënderoi kreun e LDK-së për pritjen dhe bashkëpunimin