Mustafa: Përgjegjësia për bërjen e 61 votave i takon Kurtit dhe Vetëvendosjes - Gazeta Express
string(76) "mustafa-pergjegjesia-per-berjen-e-61-votave-i-takon-kurtit-dhe-vetevendosjes"

Lajme

Gazeta Express

21/06/2025 11:14

Mustafa: Përgjegjësia për bërjen e 61 votave i takon Kurtit dhe Vetëvendosjes

Lajme

Gazeta Express

21/06/2025 11:14

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, pas dështimit të 35-të të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se përgjegjësia për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës i takon Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai ka thënë se Kurti dhe LVV duhet t’i bëjnë 61 vota për të zgjedhur kryetarin dhe fatkeqësisht as sot s’janë arritur që të sigurojnë një shumicë të tillë.

“VV_ja nuk arriti që të krijojë një shumicë për të zgjedhur kryetarin dhe për të konstituar Kuvendin. VV-së I takon nominimi për kryetarin e Kuvendit por edhe përgjegjësia për të gjetur 61 vota. Përgjegjësia është mbi partinë e parë. Fatkeqësi që VV-ja nuk arrin të krijojë një shumicë”, ka thënë ai.