Mustafa për Specialen: Zoti Thaçi, zoti Veseli e edhe të tjerët treguan burrni e atdhedashuri - Gazeta Express
string(91) "mustafa-per-specialen-zoti-thaci-zoti-veseli-e-edhe-te-tjeret-treguan-burrni-e-atdhedashuri"

Lajme

Gazeta Express

21/11/2025 7:06

Mustafa për Specialen: Zoti Thaçi, zoti Veseli e edhe të tjerët treguan burrni e atdhedashuri

Lajme

Gazeta Express

21/11/2025 7:06

Ish-kryeministri Isa Mustafa troç e shprehu respektin për krerët e UÇK’së për sakrificën me formimin e Gjykatës Speciale kur edhe që e dinin se ata do të mund të ishin subjekt i trajtimit të saj.

Mustafa të enjten për ATV e theksoi edhe thënien e ish kryeparlamentarit Kadri Veseli asokohe që i kishte theksuar se “më dëshirë kisha pasë me shku unë në Hagë se me mi dërgu shokët e mi” e që të mos përballej me situatën që bashkëpunëtorët e tij të gjykoheshin nga ai institucion.

Mustafa e shprehu mendimin për qëndrimin e liderëve të UÇK’së që po gjykohen në Hagë si një burrëri për tu admiruar në ballafaqimin me këtë proces dhe sakrificën të tyre.

“Zoti Thaçi, zoti Veseli dhe të tjerët kanë treguar burrëri, trimëri dhe atdhedashuri sepse është vështirë ta themelosh një gjykatë në të cilën llogarit që edhe vet mund të jesh subjekt i trajtimit. Ata nuk e kanë thënë. Mirëpo, Kadriu më tha njëherë që më dëshirë kisha pasë që unë vetë të shkoj në gjykatë sesa me t’i çojnë bashkëpunëtorët e shokët e mi e të mos vijë në situatën që unë ua bëra gjykatën atyre.”

Isa Mustafa shtoi se ishte vetëm njëherë t’i vizitojë në Hagë dhe e theksoi se i gjeti në gjendje të mirë ata por pati mospajtim për trajtimin e tyre nga gjykata ashtu siç shtoi se e konsideron si të pabazë akuzën për UÇK si një ndërmarrje e përbashkët kriminale.