Mustafa pas komenteve të Kurtit për Ramën: Shiheni sa i papjekur, sa fëmijë ngucakeq është, me inat fëmijëror është sjellur gjithë jetën - Gazeta Express
string(133) "mustafa-pas-komenteve-te-kurtit-per-ramen-shiheni-sa-i-papjekur-sa-femije-ngucakeq-eshte-me-inat-femijeror-eshte-sjellur-gjithe-jeten"

Lajme

Gazeta Express

30/06/2025 13:48

Mustafa pas komenteve të Kurtit për Ramën: Shiheni sa i papjekur, sa fëmijë ngucakeq është, me inat fëmijëror është sjellur gjithë jetën

Lajme

Gazeta Express

30/06/2025 13:48

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti është “i papjekur” dhe “fëmijë ngucakeq”, pas komenteve që ai i bëri për kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.

“Nëse deri sot s’e keni kuptuar sa i papjekur është Albini, sa fëmijë ngucakeq, shiheni sot karshi Përparimit kur ky i kërkon koordinim e zhbllokim të projekteve në Prishtinë”, shkroi ai.

“Me të njejtin inat fëminor është sjellur gjithë jetën, brenda e jashtë Kosovës dhe i tillë do mbetet gjithë jetën”.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i kërkoi kryeministrit në detyrë, Albin Kurti që të takohen e të bashkëpunojnë për projektet e mëdha të kryeqytetit të cilat kanë mbetur të bllokuara, ndërsa ai i tha se planet shumëvjeçare duhet të bëhen “mbase me dikë tjetër, e Rama “pas vjeshtës duhet të gjejë një punë tjetër”.