Mustafa pas deklaratës amerikane për territoret: Të dështuarit që fajësuan SHBA'në duhet të kërkojnë falje - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

26/03/2020 23:11

Mustafa pas deklaratës amerikane për territoret: Të dështuarit që fajësuan SHBA’në duhet të kërkojnë falje

Lajme

Gazeta Express

26/03/2020 23:11

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hedhur poshtë zërat se ekziston një marrëveshje sekrete Kosovë-Serbi për shkëmbim territoresh.

Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, Mustafa ka sulmuar tërthorazi Lëvizjen Vetëvendosje dhe udhëheqësin e saj, tashmë kryeministër në detyrë i vendit, Albin Kurti.

Mustafa ka thënë se “të dështuarit që fajësuan SHBA-të për pazotësinë e tyre, sot duhet t’u kërkojnë falje të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe miqve tanë për konstruksionet e servuara parreshtur dhe fyerjet e paskurpullta të drejtuara ndaj LDK-së dhe figurave të saj”.

Sipas Mustafës, “kjo është prova më e mirë që dëshmon se ata ikën nga pushteti si pasojë e pazotësisë dhe jo nga frika për copëtimin e Kosovës”.

“SHBA sonte demantuan spekulimet se ekziston një plan sekret për shkëmbim të territorit!”, përfundon shkrimi i Mustafës. /Express/