Mustafa: Nuk do të votoja kandidatët që flasin vetëm për ujë e kanalizime – tani duhet të flasim për projekte inovative - Gazeta Express
string(116) "mustafa-nuk-do-te-votoja-kandidatet-qe-flasin-vetem-per-uje-e-kanalizime-tani-duhet-te-flasim-per-projekte-inovative"

Lajme

Gazeta Express

03/10/2025 18:59

Mustafa: Nuk do të votoja kandidatët që flasin vetëm për ujë e kanalizime – tani duhet të flasim për projekte inovative

Lajme

Gazeta Express

03/10/2025 18:59

Bashkim Mustafa, profesor dhe ekspert i ekonomisë, në emisionin EURO n’T7 me Menduh Abazin ka deklaruar se në këto zgjedhje lokale kandidatët për kryetar po bëjnë plane të cilat nuk janë të mbështetura në buxhet dhe në afate kohore.

Sipas tij, shumë kandidatë për kryetar vetëm shkruajnë se çka u duhet qytetarëve, por këto projekte as nuk janë të bazuara në buxhetin komunal e as në aspektin kohor se kur mund të realizohen ato.

“Pothuajse të gjitha premtimet që i kemi parë nga kandidatët për kryetar komune nuk janë të mbështetura në këto parime kryesore që janë: planifikimi i bazuar në buxhet dhe i ndarë në afate kohore. Të gjithë e dimë që mbi 70% të buxhetit komunal shkon për paga, mëditje e shpenzime administrative dhe vetëm 30% e këtij buxheti është për investime kapitale, e që shumë shpesh as këto nuk realizohen”, ka thënë Mustafa.

Profesor Mustafa thotë se kandidatët për kryetar komune më shumë koncentrohen e flasin për projekte që mund t’u sjellin vota, duke u thirrur edhe në mbështetjen e qeverisë, sesa në projekte që realisht do të përmirësonin jetën e qytetarëve të tyre.

“Është evidente edhe në këtë fushatë, sikur para 10 apo 15 vjetëve, që kandidatët për kryetar të flasin për kanalizim dhe ujë, që është një fatkeqësi sidomos për një kryetar që ka mandatin e dytë apo të tretë dhe del prapë e u thotë qytetarëve se do kenë ujë. Një kandidat të tillë nuk do ta votoja kurrë, pavarësisht rrethanave që janë krijuar. Për fat të keq, po ashtu flasim për mungesë të trajtimit të ujërave të zeza. Unë sot do të doja që nga kandidatët për kryetar të dëgjoja tek flasin për shkolla digjitale, të flisnin për kampuse që do të inkuadronin të rinjtë e të rejat me start-up-e të ndryshme, që t’u krijohen kushte për të jetuar në Kosovë e jo të mendojnë vetëm se si ta lënë vendin”, ka shtuar Mustafa.

Problem, sipas tij, mbetet qytetaria joaktive, e cila po u jep hapësirë politikanëve që të bëjnë plane jashtë nevojave të qytetarëve.