Mustafa: Në qeverinë e ardhshme të udhëhequr nga LDK do të kemi rritje ekonomike 5% - Gazeta Express
string(81) "mustafa-ne-qeverine-e-ardhshme-te-udhehequr-nga-ldk-do-te-kemi-rritje-ekonomike-5"

Mustafa: Në qeverinë e ardhshme të udhëhequr nga LDK do të kemi rritje ekonomike 5%

Lajme

Gazeta Express

12/11/2024 21:54

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Besian Mustafa, ka folur për programin politik të ekonomisë, që LDK e shpalosi në detaje të hënën.

Sipas Mustafës, përveç rritjes ekonomike e cila parashihet të jetë 5%, do të ketë edhe 5 miliardë investime kapitale.

Lexo Edhe:

‘’Programi jonë i ekonomisë parashesh rritje ekonomike 5%, investime kapitale 5 miliardë euro. Përmes investime kapitale që do realizojmë ne, përmes partneritetit publiko privat do të rriten investimet drastikisht. Sepse ekonomia e vendit nuk rritet duke shpenzuar paranë sot për sot, por duke investuar në projekte kapitale të cilat gjenerojnë të hyra ekonomike për vite me radhë’’, deklaroi Mustafa në Pressing të T7.

Deputeti Mustafa tha se kjo qeveri ka buxhetin rreth 900 milionë euro për investime kapitale brenda një viti, ndërsa realizon vetëm 12%.