Mustafa Nano: Zvicerianët nuk duhet t’i japin strehim politik Agron Tufës - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

06/12/2019 22:36

Mustafa Nano: Zvicerianët nuk duhet t’i japin strehim politik Agron Tufës

Ballina

Gazeta Express

06/12/2019 22:36

Publicisti Agron Tufa, i cili drejtonte Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, bashkë me familjen e tij, ka kërkuar azil politik jashtë vendit Tufa u largua nga Shqipëria pasi kishte marrë disa kërcënime me jetë për shkak të pozicionit të tij si drejtori i Institutit.

Largimi i Agron Tufës duke kërkuar azil politik jashtë vendit ka tërhequr vëmendjen e drejtuesit të emisionit “Provokacija” Mustafa Nano këtë të premte.

“Agron Tufa ka kërkuar azil politik në Zvicër sepse është kërcënuar nga ish- sigurimi i shtetit dhe nga komunistët që sot janë në pushtet. Kjo është një gjepur. Siç është gjepur edhe pretendimi se Haxhi Baxhinozi ish i përndjekur është vrarë nga po ata njerëz që e burgosën nga ish- sigurimsat dhe enveristë.  Në Shqipëri ka enveristë, edhe në Parlament gjithashtu. Spartak Braho është një enverist gjë që duket edhe nga shprehje të tipit “edhe në vrimë të miut do të gjejmë dhe do të çojmë para gjyqit”. Të dalë sot një si Spartak Braho të përbuzë Mid’hat Frashërin kjo është të marrësh malet. Komunistë ka, por nuk kanë asnjë pushtet real edhe kur janë deputetë apo zyrtarë, këta kanë çelësat e kashtës. Ideja se në Shqipërinë e vitit 2020 komunistët në pushtet po vijojnë të përndjekin ish të përndjekurit është një narrativë idiotike që duhet të na bëjë për të qeshur”, u shpreh Nano.

“Madje edhe kërkesa e Tufës për azil duhet të na bëjë për të qeshur”, theksoi ai.

Më tej Nano thotë se Tufa mund të jetë kërcënuar, por të gjithë ata që mbajnë qëndrime të forta marrin kërcënime sepse psikopatë ka kudo, shprehet ai.

Gjatë monologut të tij Nano kujton kërcënimet që ka marrë edhe kandidati i partisë BREXit, por ai nuk kërkoi azil politik madje kërkoi mbrojtjen e policisë. Të njëjtën gjë sipas tij duhet të kishte bërë edhe Agron Tufa sepse në Shqipëri janë të shumtë personat që marrin kërcënime, por nuk bëjnë viktimën.

“Zviceranët duhet të jenë të marrë nëse ia japin te drejtën e azilit politik”, kështu e mbyll Nano monologun e tij./abcnews.al