Mustafa: Masakra e Reçakut, krimi që tronditi botën demokratike - Gazeta Express
string(61) "mustafa-masakra-e-recakut-krimi-qe-tronditi-boten-demokratike"

Gazeta Express

15/01/2020 9:35

Mustafa: Masakra e Reçakut, krimi që tronditi botën demokratike

Gazeta Express

15/01/2020 9:35

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka përkujtuar sot të rënët në masakrën e Reçakut

Mustafa ka deklaruar se masakra që ndodhi 21 vjet më parë në Reçak është një nga krimet më të tmerrshme të regjimit serb mbi popullatën civile shqiptare.

“Aktin makabër të regjimit të Millosheviqit e pa nga afër i tmerruar edhe ambasadori i OSBE-së, William Walker. Masakra e Reçakut, zgjoi ndërgjegjen e fjetur ndërkombëtare ndaj padrejtësive dhe krimeve shekullore të Serbisë mbi popullin e Kosovës. Viktimat e Reçakut, janë vulë e çlirimit dhe shtetformimit të Kosovës, ata janë në piedestalin e historisë më të re, andaj përulemi para veprës së tyre. Pa sakrificën e tyre, liria nuk imagjinohej dot”, ka deklaruar Mustafa. /GazetaExpress/