Mustafa: Maqedonia e Veriut ku nafta kushton 1,55 euro, ka ulur akcizën për 7 centë dhe TVSh nga 18% në 10% - Gazeta Express
string(102) "mustafa-maqedonia-e-veriut-ku-nafta-kushton-155-euro-ka-ulur-akcizen-per-7-cente-dhe-tvsh-nga-18-ne-10"

Lajme

Gazeta Express

06/04/2026 10:34

Mustafa: Maqedonia e Veriut ku nafta kushton 1,55 euro, ka ulur akcizën për 7 centë dhe TVSh nga 18% në 10%

Lajme

Gazeta Express

06/04/2026 10:34

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, është shprehur i shqetësuar me çmimin e lartë të naftës në Kosovë, ku aktualisht një litër kushton 1.86.

Mustafa ka marrë shembull Maqedoninë e Veriut, duke thënë se aty ku “nafta kushton 1.55 euro, dje ka ulur akcizën për 7 cent ndërsa para dy jave ka ulur TVSh nga 18% në 10%”.

Ai shprehet se “Qeveria e Kosovës nuk e ka ulur as akcizën as TVSh, anipse çmimi është 1.85+”.

Tutje Mustafa ka shkruar; “mos lsho pe Albin! Sa ma të larta çmimet qaq ma shumë po të votojnë”.

Postimi i plotë:

Advertisement
Advertisement
Advertisement