Mustafa: Kurti e kapi edhe ATK'në, lufta ndaj bizneseve kaloi në nivel tjetër - Gazeta Express
string(74) "mustafa-kurti-e-kapi-edhe-atkne-lufta-ndaj-bizneseve-kaloi-ne-nivel-tjeter"

Lajme

Gazeta Express

13/08/2025 13:06

Mustafa: Kurti e kapi edhe ATK’në, lufta ndaj bizneseve kaloi në nivel tjetër

Lajme

Gazeta Express

13/08/2025 13:06

Arben Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovës, ka komentuar emërimin e Mentor Hysenit, drejtor të Administratës Tatimore të Kosovës, duke thënë se ‘‘lufta ndaj bizneseve sot kaloi në një nivel tjetër’’, dhe se ‘’Kurti sot e ka kapur edhe ATK-në’’.

Mustafa ka shkruar po ashtu edhe që me emërimin e Hysenit, ATK po shndërrohet në një instrument politik, që do të rrisë edhe më shumë pasigurinë e bizneseve për të operuar në Kosovë.

Postimi:

Lufta ndaj bizneseve sot kaloi në një nivel tjetër, nga njerëz që kanë uzurpuar institucionet shtetërore!

Albin Kurti sot e ka kapur edhe ATK-në, duke emëruar ish-kandidatin për deputet të VV-së në pozitën e drejtorit.

Me këtë veprim, ATK po shndërrohet në një instrument politik, që do të rrisë edhe më shumë pasigurinë e bizneseve për të operuar në Kosovë.

Sikur të mos mjaftonte represioni që po ushtrohet ndaj bizneseve përmes ZRRE-së, tani qeveria ka futur në dorë edhe një instrument tjetër të fuqishëm për ta çuar luftën ndaj sektorit privat në një nivel të ri.