Komisioni për Legjislacion ka miratuar ndryshimet kushtetuese për presidentin të propozuara nga Vjosa Osmani, të cilat synojnë që presidenti i vendit të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët.
Për këtë ka reaguar Besian Mustafa, deputet i LDK-së, i cili ka pyetur se ku ka qenë VV që 5 vjet për të bërë këto ndryshime kushtetuese.
“Sa shumë po e dojnë VV-ja sonte Gjykatën Kushtetuese Po, pajtohem, le të zgjidhet Presidenti direkt nga populli, qysh kemi thënë edhe në 2010-11 kur është diskutuar kjo çështje. Por ku ishte VV qe 5 vjet pushtet? Pse KURRË nuk e hapën këtë diskutim deri sonte?”, ka shkruar Mustafa në Facebook. /Gazeta Express