Mustafa: Jo zgjedhje, veç pse VV do që Haxhiu të jetë U.D Presidente për emërimin e kryeprokurorit dhe drejtorit të AKI - Gazeta Express
string(159) "mustafa-kosova-sduhet-te-shkoje-ne-zgjedhje-vec-pse-vv-do-qe-albulena-haxhiu-te-jete-u-d-presidente-me-qellim-emerimin-e-kryeprokurorit-dhe-drejtorit-te-aki-se"

Lajme

Gazeta Express

25/03/2026 19:36

Mustafa: Jo zgjedhje, veç pse VV do që Haxhiu të jetë U.D Presidente për emërimin e kryeprokurorit dhe drejtorit të AKI

Lajme

Gazeta Express

25/03/2026 19:36

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e Vjosa Osmanit.

Ai në Facebook shkroi se vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje vetëm pse Lëvizja Vetëvendosje do ta bëjë Albulena Haxhiun ushtruese e detyrës së Presidentes.

Kjo me qëllim siç thotë ai, emërimin e kryeprokurorit, drejtorin e AKI-së dhe caktimin e datës së zgjedhjeve sipas dëshirës së Albin Kurtit.

“Vendi nuk duhet të shkoj në zgjedhje veq pse një parti po don ta bëjë Albulenën ushtruese të detyrës së Presidentes që ta emërojë kryeprokurorin, drejtorin e AKI-së, datën e zgjedhjeve sipas qefit të Albinit, etj”, ka thënë Mustafa. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement