Mustafa ia çon me shkrim kundërofertën Kurtit - Gazeta Express
string(45) "mustafa-ia-con-me-shkrim-kunderoferten-kurtit"

Gazeta Express

15/01/2020 13:19

Mustafa ia çon me shkrim kundërofertën Kurtit

Gazeta Express

15/01/2020 13:19

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ia ka dërguar me shkrim sot Lëvizjes Vetëvendosje ofertën që e kishin bërë edhe në mbledhjen e fundit më 8 janar, raporton Gazeta Express

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, ka njoftuar se këtë ofertë e kanë përcjellë me shkrim me kërkesë të kryetarit të LV-së, Albin Kurti.

Lexo Edhe:

“Sot, kryetari i LDK-së z. Mustafa, me kërkesë të kryetarit të LVV-së z. Kurti, i ka dërguar me shkrim propozimin e LDK-së të shpalosur verbalisht në takimin e 8 janarit 2020”, ka deklaruar LDK-ja. /Express/