Arben Mustafa anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës i ka vlerësuar të “thata” deklaratat e kryeministrinë në detyrë dhe kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, se nuk bënë koalicione mbi pazare.
Ai ka thënë se Kurti ka ardhur në pushtet duke premtuar luftën kundër korrupsionit, ndërsa ka thënë se gjatë qeverisjes së tij, kanë ndodhur skandalet dhe aferat korruptive më të mëdha.
“Z. Kurti ka ardhur në pushtet kundër aferave korruptive, por gjatë qeverisjes së tij, njerëzit e tij, janë pjesë e aferave korruptive që ka pasur vendi, qoftë afera e energjisë, rezervave shtetërore. Dha ajo çka e karakterizon z. Kurti është marrja në mbrojte e të gjithë të akuzuarve. Këto deklarata të z.Kurti për punën e pazareve janë të thata, sepse qytetari i Kosovës e ka parë në të vërtetë se çka është në gjendje t’i ofrojë”, ka thënë ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.
Kurti të mërkurën pas nominimit si kandidat për kryeministër nga LVV, ka thënë se me atë nuk mund të ketë bashkëqeverisje, ku bëhen pazare.
“Me mua mund të kesh qeveri ku bëhet plan e strategji për ndihmën e familjeve e punëtorëve, por jo marrëveshje ku përfshihet ndarja e bordeve të ndërmarrjeve publike. Mu mua mund të bashkëqeverisës për të punuar bashkë që të zgjidhim sa më shumë çështje, e t’ua adresojmë qytetarëve sa më shumë halle, por jo të kemi marrëveshje ku ndahem terminale doganore, ose poste ambasadorësh”, u shpreh Kurti.
Tregu shqiptar i real estate ka hyrë në një fazë transformimi të thellë, ku projektet me vlerë të qëndrueshme,...