Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është deklaruar lidhur me zhvillimet në këtë parti. Ai ka kujtuar se ai kishte dhënë dorëheqje për shkak të rezultatit në zgjedhje, e jo pse dikush në organet e LDK’së s’e kishte dëshiruar atë, përcjell Express.
Mustafa, ka kujtuar edhe se si, pas rezultatit të LDK’së në zgjedhjet e 2021, Avdullah Hoti para tij kishte ofruar dorëheqjen. Megjithatë, vijon Mustafa në intervistën e tij në KP, përgjegjësinë e kishte marrë ai pasi që kishte qenë kryetar i LDK.
‘Unë kur kam dhanë dorëheqje, kam dhanë dorëheqje për shkak të rezultatit, jo për shkak se a më ka dashtë apo jo dikush në organet e LDK’së, sepse me pas dalë në organet e LDK bon vaki krejt kish dal një qëndrim tjetër, mirëpo unë kam dhanë dorëheqje. U ardh Avdullah Hoti, po e themë publikisht sot, pa dhanë unë dorëheqje, ka ardh Hoti, në zyrën time edhe ka thanë ‘’unë po jap dorëheqje, sepse unë e kam drejtuar fushatën, kam qenë i pari në listë, kam qenë kandidat për kryeministër, dhe unë e marrë përgjegjësi si timen’’. I thash ‘’ jo se s’është përgjegjësi e jotja. Unë jam kryetar i LDK, ti nuk je. Unë i kam drejtuar strukturat e LDK’së kur ti je nominuar e ke pas përkrahjen e plotë të pjesës dërrmuese të këshillit të përgjithshëm dhe strukturave të tjera të LDK’së, e ke udhëheq fushatën, ti nuk je fajtor për ndryshimet të cilat kanë ndodh’’. Ndodhen atëherë të mëdha, gati gjysma e LDK iku.
I pyetur se a do të kalonte votëbesimin në LDK, nëse edhe ai si Abdixhiku do u drejtohej organeve të kësaj partie pesë vite më parë, Mustafa deklaroi se atij s’i ka shkuar kurrë në mendje që të dalë para Kuvendit të kësaj partie.
‘’S’um ka shku kurrë menja me shku në Kuvend, sepse më ka shku menja që po shkoj, kam punu mjaftë. Unë kam dashtë me shku në vitin 2019, në vitin 2019 i kam thirre bashkëpunëtorët e mi, u kam thanë se unë nuk vazhdoj më tutje, kam probleme shëndetësore, s’mund të lëvizi në terren, s’mund të bëjë fushatë. Dhe u kam thanë i keni dy muaj me u marrë vesh ju mes vete, kanë ardh kanë thanë ‘’ s’kemi zgjidhje, po te lutemi që t’i me mbet, ne do të bëjmë punë sa më shumë, të zëvendësojmë në terren’’, ka thënë ai.