Mustafa: Gjykata Supreme konfirmoi atë që LDK ka thënë që disa muaj - Gazeta Express
string(66) "mustafa-gjykata-supreme-konfirmoi-ate-qe-ldk-ka-thene-qe-disa-muaj"

Lajme

Gazeta Express

16/07/2025 12:05

Mustafa: Gjykata Supreme konfirmoi atë që LDK ka thënë që disa muaj

Lajme

Gazeta Express

16/07/2025 12:05

Deputeti e zëdhënësi i Lidhjes  Demokratike të Kosovës Besian Mustafa, pas dorëzimit të kallëzimit penal në Prokurorinë Speciale, deklaroi se dje Gjykata Supreme nxjerri aktgjykimin i cili konfirmoi atë që LDK ka thënë tash e disa muaj.

“Këtë aktgjykim të Gjykatës Supreme e kemi bashkangjitur në dosjen tonë, pra ku kemi dorëzuar para dy muajve, në muajin maj 17 kallëzime penale për ish-kryeministrin Kurti dhe ish-ministrat të kabinetit të tij, të cilët në mars janë certifikuar nga KQZ si deputet të Kuvendit të Kosovës.

Aktgjykimi i djeshëm ka konfirmuar që një deputet i certifikuar nuk mund njëkohësisht të ushtrojë edhe detyrën në ekzekutiv. Që të jetë edhe kryeminsitër në detyrë ose ministër në detyrë”, tha Mustafa para mediave.