Musliu: Të shohim kur do të këndellet Albin Kurti - Fitore Pacolli t’i kthejë 200 mijë euro, s'ka moral të flasë... - Gazeta Express
string(106) "musliu-te-shohim-kur-do-te-kendellet-albin-kurti-fitore-pacolli-ti-ktheje-200-mije-euro-ska-moral-te-flase"

Lajme

Gazeta Express

13/07/2025 11:25

Musliu: Të shohim kur do të këndellet Albin Kurti – Fitore Pacolli t’i kthejë 200 mijë euro, s’ka moral të flasë…

Lajme

Gazeta Express

13/07/2025 11:25

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e quajti të papranueshme situatën politike me ngërçin në Kuvend.

“Varet sa ia ka qitë rekordin Albin Kurti. Ndoshta ia ka qitë rekordin me 100… Jo që ështe e teprueshme por e papranueshme. E shkatërroi vendin. Moskonstituimi ka fillu të ndjehet në çdo pore të jetës. Ju e  dini që shumë shpejt plot institucione të pavarura e kalojnë afatin dhe dyert për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve… Albin Kurti nuk e di deri në sa ia ka qit rekordin sepse ju e dini që ky është një kompjuter qysh janë mësu këta të vet me qujt”, tha ajo duke shtuar se as sot nuk pret ndonjë ndryshim.

“Dhe të shohim se kur ky njeri do të kfjellet dhe të marrë një vendim”, u shpreh ajo.

Duke komentuar deklaratën e deputetes së LVV-ë Fitore Pacolli e cila tha se deputetë që nuk votojnë për komisionin e fshehtë duhet të iu merret mandatet, Musliu tha se ajo duhet t’i kthejë 200 mijë eurot.

“Fitore Pacolli shpresoj që t’i ketë kthy 200 mijë euro , 110 të të vllaut dhe 100 të të dajës në fondin e shtetit, ajo nuk ka asnjë pikë moral që të flas për asgjë”, tha Musliu për RTV21.

Ajo këmbënguli se përgjegjësinë kryesore për “kapjen e shtetit e ka Albin Kurti”.