Musliu-Shoshi: Shpresoj që militantët e VV-së i kanë hapur sytë që kryeministri e ka pranuar Asociacionin - Gazeta Express
string(104) "musliu-shoshi-shpresoj-qe-militantet-e-vv-se-i-kane-hapur-syte-qe-kryeministri-e-ka-pranuar-asociacionin"

Lajme

Gazeta Express

02/02/2023 23:37

Musliu-Shoshi: Shpresoj që militantët e VV-së i kanë hapur sytë që kryeministri e ka pranuar Asociacionin

Lajme

Gazeta Express

02/02/2023 23:37

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi, ka thënë se nuk është e befasuar që kryeministri Albin Kurti ka pranuar faktin se Asociacioni mund të krijohet nëse plotësohen gjashtë kushtet që ai i ka parashtruar.

Musliu Shoshi ka thënë se ka shpresë që mbështetësit e Kurtit të kuptojnë se ai e ka pranuar Asociacionin dhe planin franko-gjerman.  

Lexo Edhe:

“Personalisht e kam parë si fakt të kryer moti, nga dita e parë. Shpresoj që militantët e tij sot i kanë hapur sytë dhe e kanë parë që kryeministri e ka pranuar Asociacionin dhe marrëveshjen”, ka thënë ajo në emisionin DPT te Fidani në T7.

Kushtet e vendosura nga Kurti kanë qenë këto:

1. Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës.

2. Asociacioni nuk mund të jetë monoetnik, duhet të ndërrojë emrin, nuk mund të ketë/bartë asnjë pushtet publik (apo ekzekutiv) dhe duhet t’i shërbejë vetëm bashkëpunimit horizontal të komunave sipas Kushtetutës dhe ligjit për vetëqeverisje lokale (kreu 5).

3. Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke. Dhe, në ndërlidhje me këtë të fundit, vetëm pasi Serbia t’i ketë pranuar parimet e Kartës së OKB-së në raportet e saj ndërshtetërore me Republikën e Kosovës.

4. Para vendosjes së Asociacionit, strukturat ilegale të Serbisë në veri të Kosovës shuhen dhe bëhet dorëzimi i të gjitha armëve ilegale.

5. Të drejtat e pakicave kombëtare dhe mekanizmat mbrojtës përkatës duhet ta ngërthejnë parimin e reciprocitetit ndërmjet dy shteteve respektive, si dhe të marrin parasysh standardet dhe modelet evropiane.

6. Presidenti i Serbisë i tërheq letrat e dërguara te pesë (dhe tek të tjera) shtetet anëtare të BE-së për mospranimin e aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në BE (që paraqet edhe shkelje të po asaj marrëveshjeje Thaçi-Daçiq të 19 prillit 2013)./Express/