Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se “të gjithë jemi lodhur”, por nuk është në dorën e saj zgjidhja e ngërçit politik.
“Do ta përmbush obligimin tim qytetar që te jem prezente në çdo seancë, përderisa sa nuk varet prej Ganimete Musliu ndryshimi i këtij pozicioni ku ka mbetur Kuvendi, a jemi lodhur edhe na, edhe ju edhe qytetarët, jemi lodhur, por nuk varet nga unë, nuk është në dorën time”, tha ajo.