Musliu – Dejona Mihalit: Ti kapuçkuqe kërko falje që ka kontribuuar ë ndërtimin e narrativës kundër UÇK-së - Gazeta Express
string(103) "musliu-dejona-mihalit-ti-kapuckuqe-kerko-falje-qe-ka-kontribuuar-e-ndertimin-e-narratives-kunder-uck-se"

Lajme

Gazeta Express

08/08/2025 12:50

Musliu – Dejona Mihalit: Ti kapuçkuqe kërko falje që ka kontribuuar ë ndërtimin e narrativës kundër UÇK-së

Lajme

Gazeta Express

08/08/2025 12:50

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, i ka reaguar ashpër Dejona Mihalit (Koordinatore e Komiteteve në partinë Vetëvendosje), lidhur me një deklaratë të saj, se ‘të gjithë që e votuan Gjykatën Speciale’, përfshirë edhe ish-Presidentin Hashim Thaçi, duhet të kërkojnë falje.

Në shkrimin e saj, Musliu thotë se ‘falje duhet të kërkojnë ata që ushqyen dhe po vazhdojnë ta ushqejnë narrativën kundër Ushtrisë Çlirimtare’.

“Falje duhet të kërkojnë në radhë të parë ata që e krijuan, e ushqyen dhe e po vazhdojnë ta ushqejnë narrativen kundër Ushtrisë sonë Çlirimtare”, shkruan Musliu.

Ajo thotë se ditët e fundit, Brigadat e Kuqe të VV-së, ekspozuan hapur panikun e tyre ndaj emrit të Hashim Thaçit.

“Ditët e fundit, Brigadat e Kuqe të VV-së kanë ekspozuar panikun e tyre të hapur për një emër të vetëm: Hashim Thaçi, themelues i UÇK-së, përfaqësuesi i patrembur i saj politik, kreu i delegacionit të Kosovës në Rambuje, shpallësi i guximshëm i pavarësisë së Kosovës dhe President i Republikës së Kosovës. Por mbi të gjitha, një figurë madhështore e këtij kombi. Një patriot i vërtetë. Kori i ashpër i akuzave të liga kundër këtij titani historik, i cili sot qëndron i bllokuar në betejën më të padrejtë të jetës së tij, udhëhiqet në mënyrë të neveritshme nga agjitatorja kapuçkuqe greke. Këta bufonë guxojnë të luajnë rolin e arbitrave moralë, duke ripërtypur pa turp hapat e gabuar të të tjerëve dhe duke kërkuar nga deputetët një kërkimfalje për themelimin e kësaj gjykate”, shkruan Musliu dhe vazhdon:

Por, ata harrojnë me paturpësi të vërtetën e pamohueshme:

“Kjo gjykatë lindi mbi akuzat helmuese që ata vetë i sajuan. E gjithë ekzistenca e saj mbështetet në akuzat dhe tradhtitë e kryera nga ata që tani parakalojnë si moralizues të së drejtës. Sepse të njëjtat akuza të pabaza që po jehojnë pa pushim në Hagë, janë akuza që VV dhe LDK i kanë ngulitur në ndërgjegjen publike për më shumë se një dekadë, në Kuvend, në studio televizive, ne vizita zyrtare nëpër shtetet e bashkimit evropian dhe në rrugë.

Ballafaqimi i deputetëve të Kuvendit me këtë votim, ndodhi vetëm për shkak të narratives helmuese dhe akuzave të rreme të përhapura edhe nga vet njerëzit që tani mbajnë pushtetin.

Deputetët nuk votuan për një gjykatë që do të ndiqte akuzat e sajuara nga vetë shqiptarët; ata u mashtruan qëllimisht për të votuar për një gjykatë që do të trajtonte krimet e pretenduara në Raportin e Dick Martít, i cili, siç doli më vonë, ishte thjesht një mjet presioni dhe jo objekt i hetimit i kësaj gjykate.

Shumë deputetë mund t’i jenë nënshtruar presionit dhe, pavarësisht qëllimeve të tyre më të mira, kanë kryer një veprim të gabuar për të cilin shumica prej tyre kanë kërkuar falje tashmë”, shkruan Musliu.

Musliu i drejtohet Mihalit me “…ti kapuçkuqe” dhe i bën thirrje ‘të kërkojë falje që ka kontribuuar ë ndërtimin e narrativës kundër UÇK-së’.

“Por ti, kapuçkuqe, së bashku me të gjithë ata që ndërtuan këtë rrëfim dhe këtë gjykatë, keni kryer një tradhti të qëllimshme kombëtare. Prandaj, një falje, e cila është jo vetëm e nevojshme, por mbi të gjitha e domosdoshme, duhet të vijë në radhë të parë nga ju, promotorët e vërtetë të kësaj gjykate: nga ju që dorëzuat dosjet dhe ofruat dëshmitarët.

E ne të gjithë e dimë se tradhtarëve u mungon dinjiteti njerëzor dhe guximi qytetar për të pranuar tradhtinë e tyre dhe për të kërkuar falje.

Kjo është arsyeja pse tradhtaret si ju do të gdhenden përgjithmonë në historinë e kombeve si asgjë më shumë sesa ajo që janë, TRADHTARË. Dhe aty do të mbeten, të vulosur me turp.

Agresioni juaj nuk e mbulon tradhtinë tuaj; përkundrazi, e shpërfaqë atë”, shkruan Musliu.