Musliu: Caktimi i seancës në Hagë, paraqet trefish ofendim ndaj shtetit të Kosovës, qëndro i fortë President! - Gazeta Express
string(105) "musliu-caktimi-i-seances-ne-hage-paraqet-trefish-ofendim-ndaj-shtetit-te-kosoves-qendro-i-forte-president"

Lajme

Gazeta Express

28/11/2025 14:48

Musliu: Caktimi i seancës në Hagë, paraqet trefish ofendim ndaj shtetit të Kosovës, qëndro i fortë President!

Lajme

Gazeta Express

28/11/2025 14:48

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë në ditën e 28 nëntorit, kanë mbajtur konferencë përgatitore.

E lidhur me këtë ka reaguar deputetja nga radhët e PDK-së Ganimete Musliu.

Musliu ka thënë se caktimi i seancës së sotme paraqet trefish ofendim ndaj shtetit të Kosovës po ashtu paraqet trefish ofendim edhe ndaj një burri që falë veprës së tij ne sot jetojmë të lirë.

 Postimi i plotë:

Qëndro i fortë President!

Gjykata Speciale Politike që pretendon të jetë e Kosovës, cakton seancë ndaj Presidentit Thaçi me datë 28 Nëntor, por për Gjykatat e Kosovës sot është ditë e trefishtë feste.

Prandaj caktimi i seancës së sotme paraqet trefish ofendim ndaj shtetit të Kosovës.

Paraqet trefish ofendim edhe ndaj një burri që falë veprës së tij ne sot jetojmë të lirë.

Qëndro i fortë President. Qëndro i fortë megjithëse qeveritarët uzurpues të shtetit tënd sot në vend që të protestojnë kundër kësaj seance, kanë zgjedhur sfilatat për të mbuluar boshllëkun e tyre kombëtar.

Qëndro i fortë sepse populli i Kosovës së lirë në mendje dhe zemër janë me ty sot.

Forca jote ishte dhe është frymëzim për ne për të ecur përpara.

Kosova të pret të kthehesh shpejt, i lirë dhe triumfues si gjithmonë.

Tani më shumë se kurrë i duhesh këtij vendi.