Musliu bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e nesërme: Gjykata Speciale ka devijuar misionin e saj - Gazeta Express
string(101) "musliu-ben-thirrje-per-pjesemarrje-ne-protesten-e-neserme-gjykata-speciale-ka-devijuar-misionin-e-saj"

Lajme

Gazeta Express

06/08/2025 12:15

Musliu bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e nesërme: Gjykata Speciale ka devijuar misionin e saj

Lajme

Gazeta Express

06/08/2025 12:15

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka paralajmëruar pjesëmarrjen në protestën e nesërme kundër, siç e quan ajo, devijimit të misionit të Gjykatës Speciale. Në një postim në Facebook, Musliu tha se protesta nuk ka për qëllim sulmin ndaj drejtësisë, por mbrojtjen e të vërtetës.

Sipas saj, Gjykata Speciale ka shkelur mandatin e saj duke ndjekur luftëtarët e UÇK-së, ndërkohë që “kriminelët e vërtetë ecin të lirë”.

Musliu theksoi se “kur drejtësia bëhet selektive, është detyrë e popullit të flasë”.

Postimi i plotë:

KUR HESHT BOTA, FLASIM NE.

Nesër nuk protestojmë për të sulmuar drejtësinë, protestojmë për të mbrojtur të vërtetën.

Gjykata Speciale ka devijuar nga misioni i saj.

Ajo po ndjek çlirimtarët, ndërsa kriminelët e vërtetë ecin të lirë.

Ne nuk heshtim.

Kur drejtësia bëhet selektive, është detyrë e popullit të flasë.

Për UÇK-në. Për dëshmorët. Për viktimat e luftës. Për çlirimtarët. Për të ardhmen tonë.

Nesër 7 Gusht

Në Prishtinë.

Ora 17:00

Në Sheshin Skënderbeu

Zëri ynë është më i fuqishëm se heshtja e botës.