Në një postim të fundit në X, miliarderi Elon Musk ka theksuar se Dita e Pavarësisë është momenti ideal për të reflektuar mbi nevojën për pavarësi nga sistemi politik amerikan me dy parti.
Ai në postimin e tij ka krijuar një sondazh ku po pret përgjigjjet e ndjekësve të tij, me po, ose jo.
“Dita e Pavarësisë është koha perfekte për të pyetur nëse dëshironi pavarësi nga sistemi me dy parti (disa do të thonë një parti)! A duhet të krijojmë Partinë Amerikane?” ka pyetur Musk.
Kujtojmë se ideja e Musk për krijimin e një partie të re erdhi pas një periudhe grindjesh publike dhe deklaratave të forta në rrjete sociale me presidentin amerikan Donald Trump, në lidhje me projektligjin “OneBigBeautifulBill“ – tashmë të miratuar nga Dhomat e Kongresit dhe që pritet të nënshkruhet nga presidenti Trump pikërisht sot, në Ditën e Pavarësisë.
Kujtojmë se OneBigBeautifulBill, është një paketë legjislative që përfshin ndryshime të mëdha në taksa, shpenzime federale, siguri kufitare, energji dhe shëndetësi.