Mushkolaj: Vjosa Osmani edhe sot po vazhdon me sulme ndaj gazetarëve, rrezikshëm dhe turpshëm - Gazeta Express
string(91) "mushkolaj-vjosa-osmani-edhe-sot-po-vazhdon-me-sulme-ndaj-gazetareve-rrezikshem-dhe-turpshem"

Lajme

Gazeta Express

11/09/2025 10:46

Mushkolaj: Vjosa Osmani edhe sot po vazhdon me sulme ndaj gazetarëve, rrezikshëm dhe turpshëm

Lajme

Gazeta Express

11/09/2025 10:46

Analisiti Imer Mushkolaj, ka reaguar pas konferencës së sotme të presidentes, Vjosa Osmani, për rastin e arrestimit të kameramanit të Paparacit veç pse xhiroi mbrojtjen e afërt të vajzave të saj.

Ai ka thënë se Osmani po viktimizohet edhe sot por edhe tash e 20 vjet në karrierën e saj politike.

Mushkolaj ka thënë se Osmani po vazhdon të flasë me mllef e intimidim ndaj gazetarëe.

“Sot tha që organet e drejtësisë duhet të reagojnë ndaj kujtdo që rrezikon gazetarët. I pari është bashkëshorti i saj, i cili madje mediat i quante “ndërmarrje e përbashkët kriminale”. Turpshëm.” – ka shkruar ai.

Shkrimi i plotë:

Karrierën e vet 20 vjeçare në politikë, deri në postin e presidentes, Vjosa Osmani e ka ndërtu mbi viktimizim.

Sot i paska thirrë gazetarët në zyrë me e vazhdu viktimizimin. Plot mllef e inat, sërish u përpoq t’ia mbushë mendjen publikut që vajzat e saj kanë qenë në shënjestër të mediave.

Për rastin e djeshëm prokurori e ka thënë të kundërtën, por kjo presidentes nuk i mjafton. Ajo vazhdon ta çojë përpara narrativën e saj, duke intimiduar gazetarë me informacione që thotë se i ka, por nuk i publikon.

Asgjë e re në “kampin” presidencial. Sulmet e fyerjet ndaj mediave e gazetarëve vazhdojnë tash sa vjet.

Sot tha që organet e drejtësisë duhet të reagojnë ndaj kujtdo që rrezikon gazetarët. I pari është bashkëshorti i saj, i cili madje mediat i quante “ndërmarrje e përbashkët kriminale”. Turpshëm.

Rrezikshëm dhe turpshëm!