Mushkolaj pyetje Qeverisë: A po na kallxon dikush çfarë efekti patën masat 12 ditore? - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

19/04/2021 7:24

Mushkolaj pyetje Qeverisë: A po na kallxon dikush çfarë efekti patën masat 12 ditore?

Lajme

Gazeta Express

19/04/2021 7:24

Dje në Qeveri të Kosovës janë miratuar masa të reja Anti Covid, raporton Gazeta Express.

Me vendim të Qeverisë nga sot hapet gastronomia dhe shkollat, derisa, orari i lëvizjes është shtyrë deri në ora 22:30.

Për këtë vendim të Qeverisë ka reaguar analisti Imer Mushkolaj.

Në një shkrim në Facebook ai ka pyetur se çfarë efekti pozitiv kanë pasur masat 12 ditore.

I njëjti ka thënë të njëjtat kanë qenë veç një “eksperiment i kotë”.

“A po na kallxon dikush çfarë efekti pozitiv patën këto masat 12 ditore? Apo veç ishte një eksperiment i kotë?”, ka thënë ai./GazetaExpress/