Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, tha sot se reformat në gjyqësor janë themeli i procesit të integrimit evropian dhe se ato do të vlerësohen sipas rezultateve konkrete, e jo vetëm përmes dokumenteve.
“Sot mora pjesë në seancën konstituive të Këshillit për monitorimin e reformave në gjyqësor. Kjo nuk është vetëm formalitet, përkundrazi, kjo është garancë se reformat do të vlerësohen përmes rezultateve, ndërsa jo vetëm përmes dokumenteve,” deklaroi Murtezani.
Ai theksoi se pa një sistem gjyqësor të pavarur dhe të drejtë, nuk mund të ketë përparim drejt Bashkimit Evropian.
“Reformat në sistemin gjyqësor janë themeli i procesit të integrimit tonë evropian. Pa gjyqësor të pavarur dhe të drejtë, nuk ka përparim drejt Unionit Evropian,” u shpreh ministri.
Murtezani tha se synimi i qeverisë është i qartë: “Qëllimi ynë është i qartë: sistem gjyqësor profesional, i pavarur dhe i qasshëm për të gjithë qytetarët.”
Ai shtoi se përmes Këshillit të ri për monitorimin e reformave, do të përshpejtohet ritmi i transformimit të sistemit të drejtësisë.
“Përmes këtij Këshilli, po e përshpejtojmë ritmin e reformave dhe po ndërtojmë sistem i cili do ta rikthejë besimin në drejtësi,” theksoi Murtezani.
tag_katrorimaqedoni_2
Nga Europa drejt biznesit tënd – nisje çdo javë me 3P Logistics, shpejt, sigurt dhe pa stres! Kur bëhet...